Jennifer Lawrence ‘i nxjerr të palarat’ DiCaprios: Ishte tmerr...

Jennifer Lawrence ka zbuluar se xhirimet e filmit “Don’t Look Up” së bashku me aktorët Leonardo DiCaprio dhe Timothee Chalamet, kanë qenë një tmerr.

Gjatë një paraqitje të fundit në “The Late Show” me Stephen Colbert, aktorja 31 vjeçare kujtoi një ditë specifike në xhirime kur DiCaprio dhe Chalamet ‘e çmendën’.

 

Duke përshkruar ditën në djalë, Lawrence tha:

“Timothee ishte thjesht i emocionuar që ishte jashtë shtëpisë (pas karantinës). Mendoj se ishte skena e tij e parë. Dhe Leo kishte zgjedhur këngën që po luante në makinë dhe ishte thjesht. Kjo këngë kishte të bëntë, blah, blah blah”, tregoi fituesja e çmimit ‘Oscar’.

 

Colbet e lavdëroi atë për përshtypjen e saj “të çuditshme” për DiCaprio.

“Më kujtohet që jam ndjerë tmerrshëm atë ditë. Ishte ferr”, tha Jennifer.

 

Megjithatë, Lawrence pranoi se se ishte “bukur” të punonte me aktorët e tjerë të “Don’t Look Up”, duke përfshirë Chalamet, DiCaprio, Meryl Streep, Cate Blanchett, Mark Rylance, Rob Morgan, Jonah Hill dhe Tyler Perry.

Komedia e zezë e Adam McKay shënon kthimin e Lawrence në ekranin e madh pas një pauze dyvjeçare. Aktualisht aktorja është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Cooke Maroney.

 

Duke u shfaqur në një episod të Podcast-it Happy Sad Confused në fillim të këtij viti, McKay e përshkroi ‘Don’t Look Up’ si “një film fatkeqësie në të cilin njerëzit nuk besojnë se katastrofa po vjen”.