Bill Gates tregon se kur do të marrë fund pandemia e Covid-19

Miliarderi, Bill Gates, mendon se "faza akute" e pandemisë së Covid-19 do të përfundojë në vitin 2022.

“Ndoshta nuk është me vend që po i parashikoj gjërat, por mendoj se faza akute e pandemisë do të përfundojë në një moment gjatë vitit të ardhshëm”, ka shkruar miliarderi amerikan në blogun e tij.

Gates  e konsideron variantin e ri, Omicron, si "shqetësues".

“Është shqetësuese sa herë që shfaqet një variant i ri, por unë ende shpresoj që, në një moment të vitit të ardhshëm, COVID-19 do të bëhet një sëmundje endemike në shumicën e vendeve. Edhe pse aktualisht është rreth 10 herë më vdekjeprurëse se gripi, vaksinat dhe antiviralët mund ta zvogëlojnë atë numër përgjysmë ose më shumë,” shkruan Gates.