VIDEO/ Dy futbollistët e Barcelonës e përjetojnë ndryshe eliminimin nga Champions: Gavi qan, Lenglet qesh me Lewandowskin
Mbrëmë, pas 21 vitesh, Barcelona u eliminua nga faza e grupeve e Champions League dhe skenat në fund të ndeshjes flasin mjaftueshëm për gjendjen e klubit katalanas.
Bayern e mundi mbrëmjen e djeshme Barcelonën me rezultatin 3-0 dhe e dërgoi në Europa League, teksa në minutën e 86-të, talenti i katalanasve Gavi kur po linte fushën e lojës (u zëvendësua nga trajneri Xavi) u pa tejet i mërzitur.
Djaloshi 17-vjeçar e ka pritur shumë keq eliminimin nga Liga e Kampionëve, aq sa edhe ka qarë kur po linte fushën.
Gavi's reaction knowing Barça was heading to the Europa league compared to Lenglet at full time tells you everything that's wrong with this current Barça team. And this doesn't just apply to Lenglet this applies to many of the veterans in this team.
— Barça DNA🧬✨ (@PPMBARCA) December 9, 2021
pic.twitter.com/B7CyE139BW
E ndërsa stema e klubit të dashur padyshim do të thotë shumë për djaloshin që në moshën 11-vjeçare u transferua nga Betis te Barcelona, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për disa futbollistë të tjerë të skuadrës katalanas.
Fjala është për Clement Lenglet, një nga futbollistët më të dobët të Barcelonës prej vitesh, qeshi në fund të ndeshjes me Robert Lewandowski, i cili shënoi dy gola në duelin e parë ndaj katalansve në Champions këtë sezon.
Pavarësisht eliminimit, jeta vazhdon për të gjithë, por në shenjë respekti ndaj klubit, fanellës që mbante veshur dhe tifozëve të Barcelonës, mbrojtësi francez duhet të kishte qenë më seriozë.