Vendimi përfundimtar/ Shkarkohet Luan Daci, gjyqtari i dënuar i KPA

Shkarkohet përfundimisht nga detyra Luan Daci, gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Vendimi është marrë sot nga KPA.

"Natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rënda dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtij institucioni. Ndaj Kolegji vendosi shkarkimin nga detyra", thuhet në vendimin e KPA.

Daci është dënuar me 6 muaj burgim, por që u pezullua me një 1 shërbim prove.

Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh. Daci nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në vitin ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor.