Mesazhi i Berishës: Edhe 2 ditë deri në Kuvendin e PD-së

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, postoi një njoftim në prag të Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit.

“Edhe dy ditë deri në Kuvendin e PD-së,” thuhet në posterin e shpërndarë nga Berisha.

Kujtojmë se të shtunën mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga shumica e delegatëve.

Kuvendi do të mbahet në stadiumin kombëtar AirAlbania.