COVID/ Bill Gates jep deklaratën e tij të parë mbi variantin Omicron

COVID-19, i cili ka infektuar më shumë se një çerek miliardë njerëz, së fundmi ka qenë në rendin e ditës me variantet e tij. 

Varianti i fundit që alarmoi botën është Omicron, i cili u shfaq në Afrikën e Jugut.

Ndërkohë që vazhdon kërkimi për variantin e ri, i cili është kthyer në axhendën numër një të përbashkët në botë në një kohë të shkurtër,  deklarata e parë erdhi nga Bill Gates për këtë temë.

Gates ka publikuar një postim të ri në blogun 'GatesNotes' ku shpjegoi idetë e tij për situatën e fundit në epidemi.

Miliarderi i famshëm nënvizoi se studimet po vazhdojnë për të kuptuar plotësisht variantin dhe ato se çfarë thonë studimet po i japin shpresë botës.

"Bota është më e përgatitur për të trajtuar variante potencialisht më të rrezikshme se në çdo pikë tjetër të pandemisë. Ne jemi në një pozicion shumë më të mirë për të krijuar vaksina të përditësuara nëse është e nevojshme" shprehet Gates në artikullin e tij.

Duke deklaruar se kishte gabuar në deklaratat e tij të mëparshme, Gates nënvizoi se pandemia zgjati më shumë nga sa kishte parashikuar për shkak të variantit Delta dhe dha një datë të re se kur bota do t'i rikthehej normalitetit. 

Gates, i cili ka bërë deklarata të ngjashme më parë, tha:

"Do të ishte marrëzi të bësh ndonjë parashikim tjetër, por mendoj se faza akute e pandemisë do të përfundojë diku në 2022."

Ai shtoi në artikullin e tij se vaksinat dhe antiviralët mund të ndihmojnë në uljen e vdekshmërisë së Covid-19 në të ardhmen.