Ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba kërcënon hapur Putinin

Kriza e Donbasit mes Rusisë dhe Ukrainës po thellohet dita ditës.

 Duke folur për Sky News për këtë tension, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se Ukraina po punonte me aleatët si Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për mënyrat për të frenuar Kremlinin, por sinjalizoi se ushtria ukrainase ishte gati për të mbrojtur vendin.

"Ne - së bashku me partnerët - duhet ta bëjmë këtë çmim të padurueshëm për Putinin," i tha ministri i Jashtëm, gjatë një udhëtimi në Londër, për Dermot Murnaghan të Sky në një intervistë ekskluzive në Mbretërinë e Bashkuar duke shtuar

"Ata [SHBA dhe aleatët e tjerë] mund të godasin ekonomikisht. Ne do të luftojmë në terren. Më vjen keq ta them këtë, por do të ketë shumë ushtarë rusë të vdekur dhe ne shpresojmë që Presidenti Putin nuk dëshiron që kjo të ndodhë."

Kuleba tha se ai nuk priste që forcat e NATO-s të luftonin Rusinë së bashku me trupat ukrainase nëse parandalimi dështonte, por ai priste mbështetjen e tyre.

Ai tha: "Ajo që ne po kërkojmë është të na ndihmojë për të shmangur luftën ose nëse nuk kemi alternativë për shkak të gatishmërisë së Rusisë për të nisur një luftë, atëherë të na ndihmojë të forcojmë ushtrinë tonë."

Kriza po vëzhgohet nga afër nga Admirali Radakin, i cili mori detyrën si shef i shtabit të mbrojtjes në fund të muajit të kaluar .

"Është thellësisht shqetësuese," i tha ai një grupi të vogël gazetarësh të martën në mbrëmje, duke iu referuar lëvizjeve të trupave ruse.

 

Admirali Sir Tony Radakin