E rëndë në Pogradec, 46-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë pasi doli nga spitali

Policia në Pogradec lajmëron se një shtetase 46 vjeçe është gjetur në banesë pa shenja jete.

Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, pak kohë pasi kishte marrë ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit liqenor. 

Nuk dihet ende se nga çfarë sëmundje vuante gruaja.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, ka gjetur vdekjen, shtetasja A. H., 46 vjeçe, e cila më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.