‘Do të djeg të gjallë’/ Arrestohet shqiptari pasi dhunoi gruan dhe tentoi ta qëllonte me çekiç

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe kërcënuar bashkëshorten e tij.

Sipas raportimeve, shqiptari jeton në Monza është babai i tre fëmijëve të mitur.

Dhuna që 38-vjeçari ushtronte ndaj bashkëshortes së tij ishte e vazhdueshme dhe tre fëmijët e tij të mitur kanë qenë dëshmitarë të gjithë ngjarjes që ka përjetuar nëna e tyre.

“Do të të djeg të gjallë”, ishte ky kërcënimi i fundit që shqiptari i bëri gruas së tij, dhe tentoi që ta godiste me çekiç.

32-vjeçarja kishte bërtitur në banesë dhe kanë qenë fqinjët ata që i erdhën në ndihmë duke e shpëtuar nga dhuna dhe njoftuan policinë. Tashmë shqiptari është arrestuar nga policia dhe u dërgua në burgun e Monzas.