Këlliçi: Basha nuk mbushte sallën dhe mori nxënës, tentoi të ndryshojë historinë e PD

Kryetari në detyrë i FRPD-së Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri TV, deklaroi se Lulzim Basha nuk mbushte dot sallën sot dhe mori nxënës me vete.

Këlliçi theksoi se Basha në mënyrë të turpshme po tenton që të ndryshojë historikun e Partisë Demokratike.

“Partia e vulës nuk mbushte dot sallën. Kam informacione për diçka të tillë. Unë ta garantoj se nëse ka pasur ndonjë 17-vjeçar sot te statuja e Azem Hajdarit, është pjesë e forumit dhe e di shumë mirë historinë e PD, për të bërë ndryshimin e botëkuptimeve, për të bërë ndryshimin e madh mes PD së vulës dhe PD-së reale. Basha kishte retushuar Berishën.

Edhe qeveria ka dashur ta deformojë historinë, duke shembur një konvikt dhe kjo politikë është e përbashkët mes Ramës dhe Bashës. Bashës nuk ia humb kush se ka qenë tre herë ministër, ka qenë kryetar i PD, por nuk mund të thotë se liberalizimin e vizave e bëra unë, anëtarësimin në NATO e bëra unë etj, që janë fakte se i ka bërë Sali Berisha”, deklaroi Këlliçi.