‘Prishja e Monumentit të Kulturës’, Sakiqi: Standard i dyfishtë nga e njëjta dorë që prishi Teatrin Kombëtar

Në lidhje live nga SHBA, eksperti doktor Orhan Sakiqi ka folur për SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ku ka sqaruar se prishja e godinës Monument Kulture është bërë në shkelje të ligjeve dhe pa asnjë bazë inxhinierike.

Ferko: Jeni shprehur në lidhje me godinën shtatë katështe dhe arsyen e shembjes së saj. Pse nuk duhet të ishte shembur kjo godinë?

Sakiqi: Është ndërtuar në vitin 1969 dhe është godina e parë e ndërtuar me arkitekturën e stilit të ri ku konstruksioni del në dukje. Në të gjithë Shqipërinë është godina e parë e ndërtuar me këtë stil.

Maks Velo dhe dy arkitektë të tjerë u kritikuan për futjen e frymës kapitaliste borgjeze në arkitekturë. Dhe është çudi se jemi të dy bashkautor në dy vepra, ku njëra ku ka jetuar Kadareja dhe ekziston akoma dhe tjetra është prishur. Kësaj i thonë njërës i bien me pambuk dhe tjetrës me top.

Ky standard i dyfishtë vjen për shkak se duan ta zhvillojnë nga prapa dhe duan të ngrejnë një kullë nga shtatë kate në katërbëdhjetë kate. Është një dorë që do të ngrejë kulla. Është çudi se si shteti shqiptar ruan jo vetëm vlerat kulturore por nuk ka as idenë e kursimit.

Godina nuk ishte aspak e dëmtuar pasi ishte e tëra beton arme. Kollonat, soletat, shkallët janë top. Nuk kanë asnjë plasaritje dhe nuk kishte asnjë dëmtim.

Nuk ka gjë më të dhimbshme se kur i prishet godina një inxhinieri, kur i prishet me pa të drejtë.

Kur mora në telefon drejtorit të ri nga ana tjetër që tmë japi ndonjë dokument për prishjen por më tha që e ka bërë drejtori tjetër nga Instituti i Ndërtimit.

I njëjti njeri që nxori dhe Teatrin Kombëtar të dëmtuar. Nuk e di çfarë inxhinierie është kjo është një turp.

Asnjë reagim nga institucionet vetëm reagimin në disa televizione dhe në shkrimet e mia dhe një grusht njerëzish të cilët mbronin teatrin.