Paulin Marku: Basha braktisi Lezhën në zgjedhjet lokale, 70% e delegatëve kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike dhe ish-kryetari i PD-së në Lezhë Paulin Marku, në intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko në Syri TV foli për zhvillimet në Partinë Demokratike dhe Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Paulin Marku thekson se Basha ka braktisur Lezhën në zgjedhjet lokale, duke shtuar se 70 përqind e delegatëve kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor 2021.

“Delegatët nuk kanë pasur asnjë presion. Demokratët e Lezhës kanë përqafuar zhvillimet e reja në PD, sepse në tetë vjet kanë luftuar shumë në opozitë. Unë i jam përgjigjur Kuvendit të 11 dhjetorit. Ka vite që PD në Lezhë vuan nga njerëz, që vijnë dhe emërohen nga Tirana dhe nuk janë përfaqësues real të zonës. PD është në krizë identiteti. 70 përqind e delegatëve kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit. Gjekmarkaj përpara se të kandidonte nuk njihte aspak strukturat dhe bazën. Ne na duhen njerëz që jetojnë në Lezhë dhe njeh problematikat e njerëzve që banojnë këtu e jo të na sjellin njerëz nga Tirana.

Lulzim Basha braktisi Lezhën në zgjedhjet lokale. Janë shumë defekte që kanë çuar PD-në në krizë e besoj se më datë 11 dhjetor, demokratët do jenë me ndryshimin dhe jo burrokracive që na drejton. Në Lezhë, Kryesia nuk ka pasur ndonjë aktivitet të veçantë, por edhe mund të gabohem, sepse mbledhjen bëhen pa praninë e personave që mbështesin Sali Berishën. Delegatët që kanë firmosur me datë 11 nuk kanë asnjë presion, por se dëshirojnë të firmosin, sepse janë për ndryshim të situatës në PD”, deklaroi Paulin Marku.