Porto-Atletico: Pepe sulmon Clement Turpin dhe VAR

Me fatin në duart e tyre, Porto humbi shansin për kualifikim në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma. Klubi portugez u mund 1-3 nga Atletico Madrid në “finalen” e Grupit B, një përballje e tensionuar ku u dhanë tre kartonë të kuq nga arbitri i sfidës.

 

Pepe duket se nuk e vlerësoi vendimin e Clement Turpin për të përjashtuar shokun e tij të skuadrës Wendell, gjë që e bëri të ditur pas ndeshjes. “ VAR-i është aty për të ndihmuar, por sot (dje) nuk na ka ndihmuar ne ”, tha mbrojtësi portugez dhe më pas shtoi: “ Ne donim të qetësonim gjërat sepse ishim më të fortë në fushë. Por në dy përplasjet në fushë, ata shënuan edhe dy gola të tjerë . “Me këtë disfatë, Porto përfundoi në vendin e tretë në grup dhe do të luajë në Europa League.