‘8 Dhjetori’, Mediu: Dita e shpresës së madhe

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka perkujtuar me një mesazh në rrjetet sociale 8 Dhjetorin”Ditën e rinisë”.

Ja postimi i plotë:

8 Dhjetori është dita e shpresës madhe, dita e Rinisë e studentëve të dhjetorit që u ngritën kundër diktaturës me kurajo dhe vetmohim

8 Dhjetori i tribunit Azem Hajdari, Arben Broci dhe mijëra studentë, pedagog, intelektual, minatorë, të cilët i dhanë jetë pluralizmit dhe demokracisë kundër diktaturës komuniste.

31 vite më mbrapa idealet dhe vlerat e dhjetorit janë sot në udhëkryq, nga krimi dhe korrupsioni, nga ideologjia shkatërruese e social-komunizmit e veshur me petk të Ri jo vetëm në Shqipëri.

Ajo që është më e turpshme dhe e papranueshme sot, përjekja që në emër të kësaj dite të flasin edhe ata që ishin kundër studentëve të dhjetorit kundër diktaturës, bijtë e bllokut dhe shërbëtorëve të nomenklaturës Hoxhiste.

E djathta pa histori ska vlerë, sepse historia e saj është historia e të përndjekurve politik, historia e patriotëve, pronarëve, studentëve, historia e 30 viteve kontribute për ta bërë Shqipërinë Europiane, anëtare të NATOs dhe luftës për cështjen kombëtare,ajo ka nevojë për energji, ide, kujtesë, vizion dhe kohezion.