Berisha: Foltorja është lëvizja më pro-amerikane që nga dhjetori 1990 e gjer më sot

Nismëtari i lëvizjes për forcimin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se "Foltorja" është lëvizja më pro-amerikane që nga dhjetori i vitit 1990.

“Ju garantoj se Foltorja është lëvizja më pro-amerikane që nga dhjetori i 1990-ës e gjer më sot”, ka theksuar Berisha në një mesazh në Fb, duke përkujtuar dhjetorin e 1990-ës me lëvizjen e tij të fuqishme studentore që solli pluralizmin në Shqipëri.

Dhe pikërisht sot, në Ditën Kombëtare të Rinisë, lideri historik i PD-së do të zhvillojë takime dhe homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit në qytetin “Studenti”, pikërisht atje në vatrën ku lindën dhe u përhapën më pas protestat në të gjithë Shqipërinë.