FOTO/ Nuk ndalon Çollaku, pasi i krahasoi me serbë, sot i krahason me majmunë demokratët?

Disa ditë më parë deputeti i Lulzim Bashës, Kreshnik Çollaku u vu në qendër të kritikave pasi përmes një postimi në rrjetet sociale krahasoi demokratët e 'Foltores' me strukturat paralele të serbëve në Kosovë. 

Pas atij 'lumi' reagimesh, ai e fshiu postimin, ndërsa në një reagim më pas, u shpreh se ishte keqkuptuar dhe nxjerrë nga konteksti deklarata e tij. 

Sot deputeti i listës ka vijuar me provokimet.

Ai ka postuar në Instagram një foto ku dukën tre majmunë që kanë zënë sytë, gojën dhe veshët, siç edhe mund ta shihni më poshtë.  

A është ky krahasimi i radhës ofendues ndaj demokratëve, pasi i quajti serbë? 

Presim me interes reagimin e tij të radhës, pasi ta ketë fshirë edhe këtë foto si postimin e para tre ditëve, se si do të justifikohet.