VIDEO/ Zbulohet skemë vjedhje e naftës bruto në Usojë të Ballshit, ndalohen disa persona

Një skemë e vjedhjes së naftës bruto është zbuluar në sektorin e degantimit te Usojës në Ballsh të Mallakastrës.

Burime konfidenciale për Syri Tv bëjnë me dije se është duke u zhvilluar një operacion policor, ku janë shoqëruar disa persona dhe autobotë për në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Po këto burime pohojnë se ishte ngritur një skemë vjedhje ku autobotët që shkonin në degantimin e Usojës për të marrë ujë nga degantimi i naftës bruto për ta rifutur në nëntokë në shtresat e naftës për të shmangur ndotjen sipas proçeseve teknologjike, ata i pomponin naftë bruto, pra mbushnin autobotët me naftë bruto të cilën më pas e shisnin tek persona të tjerë sipas zbatimit të skemës së vjedhjes.

Lajmi konfirmohet dhe nga burime zyrtare të kompanisë shtetërore Albpetrol të cilat pohuan se personat dhe automjetet po shoqërohen për në ambiente të policisë së Fierit.