Lana Del Rey shkel mbi tapetin e kuq e veshur me 18 dollarë

Lana Del Rey është mes artistëve më të suksesshme të dekadës së fundit, por ajo preferon të vishet thjesht dhe me veshje që kanë çmime simbolike.

Teksa parakalonte në tapetin e kuq të “Variety’s Hitmakers Awards” ajo thuhet se kishte veshur një fustan që kushtonte jo më shumë se 18 dollarë amerikanë.


Madje, veshja e cila iu kishte bërë shumë përshtypje fansave të saj, ishte e markës së njohur të modës “Shein” dhe ndezi shumë reagime në publik.

“Absolutisht po e humba mendjen te Lana Del Rey e veshur me një fustan ‘Shein’ prej 18 dollarësh në Variety Awards”, shkroi një person në “Twitter”.

 

Kaq u desh që drejt Lana-s të shkojnë një lumë komentesh.