FOTO/ Messi dhe Mbappe shënuan nga dy gola, notat në PSG-Brugge

Paris Saint Germain e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Të besuarit e Mauricio Pochettinos, me Lionel Messin dhe Kylian Mbappen në top formë, mundën 4-1 Clube Brugge në “Parc des Princes”.

Ata shënuan nga dy gola në këtë takim, ndërsa për Brugge realizoi Rits.

“Fituesi i topit të Artë”, Messi, dhe sulmuesi francez, Mbappe, u vlerësuan njëlloj, me notën 9.7.