Fatih Terim shtrohet në spital, mungon në Lazio-Galatasaray

Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim, mund të mos jetë në stol për përballjen me Lazion në Europa League, pasi u dërgua në spital për shkak të problemeve në stomak.

Terim është në dyshim edhe për të ndjekur nga afër këtë ndeshje, pasi një deklaratë e lëshuar nga Galatasaray konfirmon se ai u dërgua në spital dje pasdite për shkak të një problemi gastrointestinal që po e mundon tre ditët e fundit.

Trajneri bëri disa teste në Stamboll dhe lirua në një afat prej dy orësh këtë mëngjes për të parë stërvitjen e skuadrës.

Ai kishte qenë në spital vitin e kaluar kur u infektua me COVID-19.

68-vjeçari është një legjendë e Galatasarayt, por ka punuar edhe në Itali si trajner i Fiorentinës në edicionin 2000-2001.