Gjendet pa shenja jete një 39 vjeçar në Maliq

 Është gjetur i pajetë në banesën e tij një person 39-vjeçar i cili jetonte i vetëm.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Libonik në Maliq, ndërsa mësohet se personi njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 07.12.2021, rreth orës 17:55, në fshatin Libonik, Maliq, në banesën e tij ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. L., rreth 39 vjeç, i cili nga të dhënat e para njihej si përdorues i lëndëve narkotike”.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.