‘Zgjedhjet e 30 qershorit’/ Meksi: Gjykata Kushtetuese nuk pati këllqe! Kryetarët do shijojnë mandatin

I ftuar në Task Force më Sonila Meçon në SYRI TV, avokati Redon Meksi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Meksi thekson se Gjykata Kushtetuese e hoqi pataten e nxehtë nga duart e saj dhe tregoi që nuk kishte këllqe për të vendosur në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit dhe kjo edhe për shkakun se është një gjykatë e cunguar.

Meksi: Për sa i përket teatrit ishte çështje administrative dhe jo kushtetuese. Vendimi i GJ.K i kënaqi të gjitha palët vetëm teatri jo. Doli presidenti dhe tha fitova, Aleanca për Teatrin tha fitova, doli lali Eri dhe tha fitova. Tetari u prish dhe teatri nuk do të ndërtohet më. Ajo çështje mbaroi. Gjykata Kushtetuese e vrau si çështje, por jo vetëm për faj të saj. Duhej edhe të çohej në Gjykatën Administrative pasi ishte një vendim i bashkisë.

Për procesin e 30 qershorit nuk mund të shprehem shumë pasi jamë edhe palë në gjykim. Gjykata është shprehur për moskopetencë. Për mua e ka hequr pataten e nxehtë nga dora. Pse të mos shprehej se për atë janë por nuk treguan këllqet. Kam mendimin edhe se është një gjykatë e cunguar është me shtatë anëtarë dhe jo me nëntë, duhet të dalin 5 me 2 që vendosin por nuk mund të shprehem më shumë.

Gjykata Kushtetuese shfuqizon nuk anulon, pra efekte që kanë ndodhur nuk është se do kthehen pas. Edhe sikur të çohen në Strazburg ato që janë zgjedhur do mbarojnë mandatin dhe asgjë tjetër ska për të ndodhur.