Greqi/ Mbi 7009 raste të reja dhe 99 viktima nga Covid

Në Greqi janë regjistruar 7009 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 978, 402 persona, prej të cilëve 50.5% janë meshkuj.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se 99 pacientë kanë humbur jetën. Që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 18, 815 viktima, të grupmoshës mbi 70-vjeç.

Sakaq numri i pacientëve në intubim ka arritur në 697, mosha mesatare e të cilëve është 64-vjeç.