Sondazhi 'përvëlon' Bashën/ Përveç Berishës, e mund edhe ‘dikush tjetër’ për kreun e PD
Pyetjes se ‘kush duhet të jetë kryetar i Partisë Demokratike?’, i janë përgjigjur më shumë se 20 mijë votues, të cilët e kanë 'përvëluar' Lulzim Bashën për karrierën e tij në këtë post.
Në sondazhin që TPZ.al ka hapur një muaj më parë, në 7 nëntor 2021, ka marrë mbi 20 mijë vota me alternativat ‘Sali Berisha’, ‘Lulzim Basha’ dhe ‘Dikush tjetër’.
Rezultati është si më poshtë:
Sali Berisha - 60% të votave.
Lulzim Basha - 14% të votave.
Dikush tjetër - 26% të votave.
Rezultati është vërtet dramatik për kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha, i cili ka marrë vetëm 14% të votave. Ndërkohë opsioni "Dikush tjetër" ka 26% të votave, që do të thotë se Lulzim Bashën e ka mundur edhe "njeriu imagjinar".
Sali Berisha është më i preferuari për të drejtuar PD-në, në këtë sondazh, me 60% të votave.