Cilët janë trofetë më të vlefshëm në para?

Trofetë janë objektivi kryesor i çdo ekipi futbolli. Duke qenë sporti më i ndjekur në botë, në futboll janë investuar shumë para.

Pra, nuk është për t’u habitur që këto trofe ikonë në futboll kanë shumë vlerë edhe për sa i përket parave, shkruan Sportskeeda.

Por cilët janë pesë trofetë më të shtrenjtë në futbollin botëror?

Po e përmendim top pesëshen, së prapthi:

 5# Trofeu i Serisë A, i cili i jepet fituesit të ligës italiane në fund të çdo sezoni kushton 55,000 euro.

Quhet “Coppa Campioni d’Italia” dhe trofeu është në përdorim që nga sezoni 1960-61. Në fakt edhe pse Premier League është liga më e pasur në botë, trofeu i Serisë A është trofeu më i shtrenjtë i ligës në Evropë.

 4# Kupën e Kombeve të Afrikës, nga një trajner me nam si Jorgen Klop ishte konsideruar si turne ‘i vogël’.

Por Kupa e Kombeve të Afrikës është një nga garat më prestigjioze të futbollit kontinental në botë.

Vlera e vërtetë e trofeut të Kupës së Kombeve të Afrikës është një pasqyrim i drejtë se sa i rëndësishëm është një titull. Trofeu i Kupës së Kombeve të Afrikës kushton 127,000 € dhe është më shumë se dy herë më i shtrenjtë se trofeu i Serisë A, i cili është menjëherë pas tij për sa i përket vlerës.

3# E vlera e një trofeu personal duket se vlen më shumë se sa tre të parëve që janë ekipor.

“Topi i Artë” që është çmimi individual më prestigjioz i futbollit, kushton më shumë se gjysmë milioni euro. Topi i Artë jepet nga revista franceze e lajmeve France Football dhe jepet për të nderuar lojtarin më të mirë në botën e futbollit gjatë një viti.

Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për të shtatën herë. Trofeu i Topit të Artë është mjaft madhështor dhe thuhet se peshon rreth 12 kg. Kështu 7-të vetëm 7 trofetë e artë të Messit kapin vlerën e 3.5 milionë euro.

 2# Premier Liga Angleze është ndoshta kampionati më i popullarizuar në Evropë.

Por është në trofe tjetër që në Angli ka primatin sa i përket vlerës. Epo, këtu është një surprizë. Kupa FA, ka trofeun e dytë më të shtrenjtë në botën e futbollit që kushton hiq më pak se 1 milion euro.

Trofeu është i punuar nga 6.3 kg argjend i pastër. Markës luksoze angleze Thomas Lyte iu deshën 250 orë për të krijuar këtë pjesë madhështore prej argjendi. Arsenali është skuadra më e suksesshme në historinë e FA Cup. Ata e kanë fituar titullin 14 herë.

1# Por vendi i parë, nuk është befasi.

Sikurse edhe pesha historike e tij, qëndron edhe vlera monetare e kupës. Kupa e Botës është trofeu më i shtrenjtë në futbollin botëror pa konkurrent. Vlera e tij është 17 milionë euro.

Ai është i punuar nga 18 karat ari dhe ka dy shirita të bërë nga Malakiti në bazën e trofeut. Ai peshon 6.1 kilogramë. Trofeu është madhështor dhe trupi i tij kryesor përmban dy figura njerëzore që mbajnë lart një glob (Tokën).

Është trofeu më i njohur në botën e futbollit. Kush do ta ngritë atë në piedestal mbetet të shihet në kampionatin e radhës “Katar 2022”.