Gëzon Arteta: Xhaka është i mrekullueshëm, jam i lumtur që u rikthye

Granit Xhaka është rikthyer të luajë për Arsenalin, pas dëmtimit që mori në gju në ndeshjen kundër Tottenham më 26 shtator, ku iu desh të qëndronte disa muaj larg fushës së blertë.

Lojtari shqiptar e ka kaluar këtë dëmtim dhe është rikuperuar 100%, teksa zhvilloi edhe ndeshjen si titullarë për Arsenalin kundër Evertonit, ndeshje që u mbyll me humbjen e skuadrës së Mikel Artetës.

Pavarësisht rezultatit zhgënjyer në “Goodison Park”, trajneri Arteta, i gëzohet faktit të rikthimit të lojtarit shqiptarë, teksa është shprehur për faqen e klubit “Arsenal Media”.

“Kjo është mënyra se si ai punon dhe është mënyra sesi ai është. Meritat shkojnë për ekipin mjekësor, si dhe për punën që ata kanë bërë dhe është e mrekullueshme që ai të kthehet përsëri”, ka theksuar tekniku i Arsenalit.