VIDEO-SYRI TV/ 71.3% e delegatëve të Dibrës dhe Bulqizës firmosin për 11 dhjetorin

Edhe dega e PD-së në Dibër dhe ajo në Bulqizë kanë publikuar emrat e delegatëve që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin e 11 dhjetorit.

Nga selia e PD-së në Peshkopi janë lexuar edhe emrat e delegatëve të Dibrës dhe Bulqizës.

Dega e PD-së së Dibrës ka 190 delegatë dhe 135 prej tyre, ose ndryshe 71.3 për qind e tyre kanë firmosur për 11 Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Ndërkaq, dega e PD-së së Bulqizës ka 120 delegatë dhe deri më tani kanë firmosur 60 prej tyre, ose ndryshe 50 për qind.