Austri/ Nga muaji shkurt 600 euro gjobë çdo 3 muaj kush refuzon vaksinën

Austria ka hequr karantinën për të vaksinuarit, ndërsa të pavaksinuarit do të qendrojnë të izoluar, njofton kancelari i ri austriak, Carl Nehamer, një ditë pas marrjes së detyrës.

Në një konferencë për shtyp, kancelari tha se izolimi i përgjithshëm do mbarojë të dielën, 12 dhjetor.

Vendi pritet të miratojë një projektligj duke gjobitur nga shkurti i 2022,  deri në 600 euro çdo 3 muaj personat mbi 60 vjeç të cilët refuzojnë të vaksinohen.

Nga gjoba përjashtohen personat që janë nën 14 vjeç, gratë shtatzëna që kanë kaluar virusin në 6 muajt e fundit si dhe persona që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore.

Mediet vendase shkruajnë se numri i rasteve ka shënuar rënie gjatë dy javëve të fundit, por mbetet sërish i lartë. Në 24 orët e fundit Austria ka regjistruar 5192  raste të reja me Covid-19.