VIDEO+EMRI/ Makina u përmbys nga shpejtësia, i riu vdiq në vend

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë paradites së  sotme në Elbasan, ku ka humbur jetën një i ri.

Burime nga policia thanë se Rei Palloshi, 21 vjeç ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, pasi makina me të cilën ai po udhëtonte është përmbysur.

Sipas të dhënave, për shkak të shpejtësisë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur duke u përmbysur.

Policia Elbasan/ Informacion paraprak 

Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:40, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, shtetasi R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë shtetasi R. P. ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit