VIDEO/ Aksident te Kopshti Botanik, makina rrëshqet në asfalt dhe përplaset me bordurën

Një aksident ka ndodhur rreth mesnatës në segmentin e Unazës së Madhe te Kopshti Botanik. 

Në videon e mbërritur në redaksinë e Syri.net duket një autoveturë ngjyrë e bardhë, e përplasur. 

Makina ka rrëshqitur në asfalt dhe është përplasur me bordurën e betonik. 

Dy persona udhëtonin në makine, të cilët mësohet se janë jashtë rrezikur për jetën.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia e automjetit dhe lagështia në rrugë.