Mark Marku shpërfill 5 mijë delegatët demokratë: Berisha s'e merr dot PD-në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku thotë se Sali Berisha do të bëjë Kuvendin në 11 dhjetor dhe do të vazhdojë betejën e vet, por PD-në nuk mund ta marrë dot. 

Ndoshta Marku nuk është informuar por për thirrjen e Kuvendit Kombëtar dhe miratimin e ndryshimeve statutore kanë firmosur mbi 5 mijë delegatë të PD.

E gjitha është një e drejtë statutore, e atij statuti që e ka votuar edhe Mark Marku në Kuvendin e fundit. 

Sipas Mark Markut një ide se si mund të zgjidhet ky ngërç brenda PD, do të ishte të mbahej një referendum.

PJESE NGA BISEDA

Mark Marku: Berisha do bëjë Kuvendin, takimin e vet. Mënyra si ai e ka bërë, edhe sikur të ketë të drejtë nga pikëpamja formale ai nuk e merr kurrë partinë, sepse procedura është jo legjitime nga pikëpamja statutore. Do t’i mbledhë njerëzit dhe do vazhdojë betejën e vet, por partia do ngelet aty.

Blendi Fevziu: Pse nuk e zgjidh PD këtë me një votim për të parë si është votëbesimi?

Mark Marku: Një referendum, por ama referendumi duhet të organizohet.

Blendi Fevziu: Të lihet edhe një datë dhe të bëhet fushatë për referendumin.

Mark Marku: Unë mendoj se edhe Kuvendi dhe çdo zgjidhje demokratike, jo kaotike. Është e habitshme si mund të mbahet një konventë në stadium.