Parashikimi i motit për ditën e martë

Përshëndetje nga SHMU!

Java që presim përpara parashikohet një tjetër javë me reshje shiu e dëbore për vendin tonë, por përgjatë saj nuk do të mungojnë edhe ditët me diell.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijojnë edhe për ditën e Martë.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash.