Unifikimi i tekstit të Abetares, studiuesi Gjoka: Politika shqiptare ka ngelur në klasë

Studiuesi Behar Gjoka në një intervistë në Syri Tv foli për unifikimin e tekstit të Abetares.

Gjoka theksoi se në Abetare është treguar atdhetarizëm fasadë.

“Politika shqiptare ka mbetur në klasë. Jemi aktualisht në një mjerim të madh institucional.

Nuk ka një letërsi që të jetë e majtë apo e djathtë. Kanionet nuk shpiken, janë të shkruara me kohë”, deklaroi Gjoka.