Gjendet pa shenja jete një grua në Tiranë

Një shtetase rreth 65 vjeç është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Sipas policisë, e moshuara jetonte vetëm dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 06.12.2021, rreth orës 19:57, në rrugën “Ali Baushi”, është gjetur nga komshinjtë, në banesën e saj, pa shenja jete shtetësja L.P., rreth 65 vjeçe, e cila jetonte e vetme. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.