VIDEO/ Nedim Bajrami shkëlqen tek Empoli, gol dhe asist në fitoren me Udinesen

Nedim Bajrami vazhdon të dhurojë paraqitje të mira në Serinë A.

Mesfushori shqiptar ishte protagonist me gol dhe asist në ndeshjen kundër Udineses, ku Empoli fitoi me rezultatin 3-1.

22-vjeçari shënoi golin e dytë të sfidës. Me golin e realizuar Bajrami shkon në kuotën e 3 golave të shënuar këtë sezon.

Gjithsesi lojtari nuk u mjaftua me kaq. Në minutën e 78-të ai u bë protagonist përsëri me një asist për golin e tretë të shënuar nga Pinamonti.