Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës në xhudo, dekorohet me urdhrin 'Shotë Galica'
Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi sot në një ceremoni shtetërore i ka dhënë fund karrierës në sportin e xhudos.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për nder të xhudistes ka organizuar një ceremoni shtetërore.
Osmani e ka dekoruar Majlinda Kelmendin me urdhrin “Shotë Galica”.
Majlinda Kelmendi konsiderohet si sportistja më e suksesshme që ka pasur Kosova.
Kulmin e karrierës së saj ajo e arriti në vitin 2016 kur i siguroi Kosovës medaljen e parë të artë olimpike në “Rio0 2016”.