Berisha falenderon delegatët e Librazhdit dhe Prrenjasit: Guxim dhe dinjitet! Bashkohemi në ditëlindjen e PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka falënderuar delegatët e Degëve të PD Librazhd dhe Prrenjas të cilët kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar në 11 dhjetor.

‘I falënderoi për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave’, shkruan Berisha në Facebook.

Gjithashtu ish-kryeministri u ka bërë thirrje edhe delegatëve që nuk e kanë firmosur formularin, që të bashkohen në Ditëlindjen e Partisë Demokratike.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Falenderoj nga zemra delegatet firmetare te Degeve Librazhd dhe Prrenjas per guximin dhe dinjitetin ne administrimin dhe mbrojtjen e procesit te mbledhjes se firmave per Kuvendin e dt 11 Dhjetor, sikunder u bej thirrje te gjithe delegateve te bashkohen me ne, në Ditelindjen e Partise Demokratike! Te bashkuar drejt Fitores!