Livia Tepshi, kërkuesja shkencore pranë Institutit 'Kyri' në Paris

Mësohet se shqiptarja Livia Tepshi është kërkuese shkencore pranë Institutit “Kyri” në Paris, Francë, transmeton albinfo.ch.

Ajo ka 7 vjet që jeton në Francë dhe punon në Institutin Shkencor “Kyri”. Ajo, në bashkëpunim me një institut tjetër kombëtar kërkues në Francë, bëri edhe studimet e doktoraturës. Ka mbarur studimet edhe në Universitetin “Pisa” në Itali për shkenca fermaceutike. Kërkimet e saj u fokusuan drejt biologjisë strukturale dhe qelizore.

Profesionistja shqiptare ka publikuar disa studime kohë më parë lidhur me Covid, sidomos për  temën: “Cilat janë simptomat e variantit Delta? Sa i rrezikshëm është ky variant?”.

Tepshi thekson se simptomat më të zakonshme të shfaqura pas infektimit me mutacionin Delta janë: temperaturë, dhimbje koke dhe kollë. “Varianti Delta është 30-60% më infektues se sa varianti Alpha”, shprehet ajo.