Shkaktoi aksident të trefishtë në Fier, zhduket shoferi

Shoferi që shkaktoi një aksident të trefishtë në Fier është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që policia e ka shpallur në kërkim,

Ja njoftimi:

FIER

Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në aksin rrugor Strum-Suk.

Një makinë tip “Volksëagen” fillimisht është përplasur me një “Benz” dhe më pas me një motomjet tip “Honda”. Për pasojë ka mbetur e lënduar shoferja 61 vjeçare e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Pasi shkaktoi aksidentin e trefishtë, shoferi i makinës “Volksëagen” është arratisur.

“Në aksin rrugor Strum-Suk, një automjet tip “Volksëagen” është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 28 vjeç, dhe më pas ka përplasur motomjetin tip “Honda”, me drejtuese shtetasen F. M., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, dhe është larguar nga vendngjarja”, thotë policia.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.