Futi celularë me dron në burgun e Bolonjës, në gjyq vëllai i të burgosurit shqiptar

Prokuroria Publike e Bolonjës mbylli hetimet për 30-vjeçarin me origjinë shqiptare, i cili në fillim të tetorit tentoi t'i dërgonte vëllait të tij brenda në burgun Dozza, celularë dhe smartfonë për të komunikuar me jashtë, duke përdorur një dron.

“Tani do të vlerësojmë dokumentet dhe do të mbrohemi”, komentoi avokatja Stella Pancari që ndjek rastin.

Të riut iu dha njoftimi për përfundimin e hetimeve dhe u kundërshtua, vepra penale që kishte kryer: tentativa për futjen e pajisjeve për komunikim te të burgosurit.

Hetuesit, pasi u njoftuan nga policia kufitare për hyrjen në Itali të 30-vjeçarit shqiptar me precedentë,  zbuluan se ai kishte rezervuar një dhomë në një hotel dhe se me një çantë, ai kishte shkuar në via del Gomito pranë burgut për të bërë disa vëzhgime.

Synimi i tij kishte qenë të kalonte fluturim mbi rrethimin me mure dhe hekura, dronin dhe t’ia dërgonte celularët e paketuar mirë, të vëllait.

30-vjeçari u kontrollua dhe iu gjetën bateri për të fuqizuar dronin, dy telefona inteligjentë dhe tre celularë të kompletuar me karta SIM dhe internet. Duhet thënë se para disa vitesh, vëllai i tij, në burgun e Veronës ishte futur në të njëjtat telashe pasi postoi në rrjetet sociale, një foto nga burgu.