Pas një debati të fortë 40 vjeçari shqiptar mbyt gruan e tij me duar në Lakonia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opininon publik në Lakonia, Greqi, mëngjesin e sotëm.

Sipas medieve greke një 40 vjeçar shqiptar ka mbytur me duar bashkëshorten e tij, 36 vjeçare shqiptare.

Ai dyshohet se ka njoftuar autoritetet pasi e ka mbytur gruan e tij pas një debati të fortë. 

Policia ka mbërritur në shtëpi dhe ka konstatuar se gruaja ishte pa ndjenja.

 36-vjeçarja u transportua me autoambulancë në spitalin e zonës ku edhe u konstatua vdekja.

Po sipas mediave greke çifti shqiptar kishte dhe dy fëmijë të mitur dhe merreshin me bujqësi.