Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe dënohet me 4 vite burg

Fituesja birmaneze e çmimit Nobel për Paqe, Aung San Suu Kyi u dënua nga një gjykatë në Mianmar me 4 vjet burgim me akuzën e nxitjes së mospajtimit kundër ushtrisë dhe shkeljes së masave anti-Covid. 

Kjo është bërë e ditur një zëdhënës i juntës ushtarake. 

''Aung San Suu Kyi u dënua me dy vjet burgim sipas nenit 505 (b) dhe dy vjet burgim sipas ligjit të fatkeqësive natyrore", tha zëdhënësi i juntës Zaw Min Tun. 

Ish-këshilltarja e shtetit u rrëzua më 3 shkurt në një grusht shteti që çoi në arrestimin e saj. 

Një grusht shteti që shkaktoi protesta të dhunshme të shtypura ashpër nga junta ushtarake. 

Në muajt në vijim, San Suu Kyi u padit për krime të ndryshme: nga mashtrimi elektoral te korrupsioni.