Sot e nesër, shira me stuhi dhe rënie temperaturash

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zone e zgjeruar e presionit të ulët atmosferik dhe masa ajri të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë rreshje shiu dhe stuhi.

E hënë, 6 dhjetor 2021

Moti do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe me sthui në zonën në veri-perëndimore me aktivitet kryesor deri ne pjesën e parë të ditës . Në zonat malore do të ketë reshje bore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6  me lartësi vale 2,0 deri në 2,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.  

Temperaturat:

Zona malore       7/9°C
Zona e ulët          10/15°C
Zona bregdetare  11/16°C

Kosova, e hënë, 6 dhjetor 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu . Era do të jetë me drejtim Jug-lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 5°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 8°C .

E martë, 7 dhjetor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare  të pasuara nga reshje të pakta shiu . Në zonat malore do të ketë reshje bore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .  

Temperaturat:

Zona malore        2/5°C
Zona e ulët          4/12°C
Zona bregdetare  8/13°C/ Sipas RTSH