Presidenti i nderit i Vatrës: Basha të japë dorëheqjen, ne duam një PD të fortë

Presidenti i nderit i ‘Vatrës’ në SHBA, Agim Rexha duke folur në ‘Foltoren’ që po mbahet me shqiptarët në Amerikë i ka bërë një apel edhe Lulzim Bashës.

Gjatë fjalës së tij në ‘Foltore’, Rexha i ka kërkuar kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha që t\i bashkohet Kuvendit të Demokratëve në 11 dhjetor.

Rexha u shpreh se nëse Basha nuk i bashkohet Kuvendit të 11 dhjetorit, atëherë të largohet nga drejtimi i PD-së.

‘I bëj thirrje dhe lutje Lulzim Bashës nga SHBA, që të respektojë vullnetin e shumicës së demokratëve dhe të marrë pjesë në kuvendin e 11 dhjetorit, përndryshe të japë dorëheqje të menjëhershme. Ne nuk duam të ndodhë me PD-në ajo që ndodhi me LDK-në pasi Rugova ndërroi jetë. Ne duam një PD të fortë dhe një PD e fortë është Shqipëria demokratike, Kosova më e fortë, shqiptarët në të gjitha viset që janë, më të fortë.

Prandaj të lutem zoti Basha në datën 11 dhjetor bashkëngjitu Kuvendit ose jep dorëheqjen’, u shpreh Presidenti i ‘Vatrës’, Agim Rexha.