Sulmuesi i Fiorentinës barazon rekordin e legjendës Xhusepe Meaza

Sulmuesi i Fiorentinës, Dushan Vlahoviç, ka mahnitur të gjithë me lojën e tij, por dhe më aftësinë për të shënuar shumë gola.

Me golin ndaj Bolonjës sulmuesi barazon një tjetër rekord në Seria A.

Deri tani Vlahoviç ka shënuar 13 gola në kampionat. Sipas statistikave, 21-vjeçari është lojtari i katërt në historinë e Seria A që realizon të paktën 30 gola në një vit kalendarik, pa mbushur 22 vjeç.

Këtë gjë e kanë arritur legjenda e Interit, Xhusepe Meaza, në vitin 1930.

Vlahoviç po vendos rekorde të njëpasnjëshme dhe forma e tij e mirë ka bërë që ai të kërkohet nga shumë skuadra.