VIDEO/ Në pritje të 'Foltores', shqiptarët e Amerikës: Një ditë e gëzuar për të gjithë ne

Edhe pak kanë mbetur nga Foltorja e Sali Berishës me shqiptarët në Amerikë.

Në këtë video, një prej shqiptarëve që do marrë pjesë në 'Foltore', foli për mediat.

Ai deklaroi se për shqiptarët e Amerikës, kjo e sotmja është një ditë e gëzuar për të gjithë.

“Është një ditë e gëzuar për të gjithë ne shqiptaro-amerikanët. Foltorja e Sali Berishës ka gjeneruar fuqi të mëdha të kombit shqiptar.

Foltorja ka gjeneruar energji të mëdha demokratike. Duke ardhur ne në Foltore, jemi një mbështetje e madhe, që punët të ecin më përpara dhe për më mirë në Shqipëri”, deklaroi shqiptari i pranishëm në Foltoren e Berishës në Amerikë.