Një truk i thjeshtë se si të largoni shpejt erën e cigares nga shtëpia

Nëse ju shqetëson era pasi keni pirë një cigare në dhomën e ndenjes ose në ndonjë dhomë tjetër në shtëpinë tuaj, ka një zgjidhje të thjeshtë.

Hinch është një pastruese britanike e preferuar e cila ndiqet nga shumë njerëz që përfitojnë nga këshillat e saj në Facebook në një grup prej gati 700,000 anëtarësh.

Grupi “Mrs Hinch” është pyetur se si të largohet era e pakëndshme e cigareve në shtëpi dhe këshillat me qepë tërhoqën shumë vëmendje.

Gjithçka që duhet të bëni është të prisni disa qepë në gjysmë dhe të vendosni secilën gjysmë në një dhomë. 

Edhe pse mund të mos tingëllojë joshëse, qepët do të thithin të gjitha aromat që përhapen në dhomë. Pas disa ditësh, freskojeni zonën me një spray aromatike ose freskues ajri.

Përveç trukut me qepë, shoqëruesit sugjeruan edhe hapjen e dritareve, freskuesit e ajrit, sapun me sheqer.

“Nëse tymi ka hyrë në qilima apo ndonjë pëlhurë, atëherë aroma do të jetë e vështirë të largohet dhe është më mirë të zëvendësohet pëlhura”, thuhet në një nga komentet.