Me pasaportë false greke u pajis edhe porositësi i vrasjes së Komisarit Artan Cukut

Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisarit Artan Cukut, rezulton të jete pajisur me identitet grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin të kërkuarve   shqiptarë me qëllim që ti shmangeshin drejtësisë.

Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania një karte identiteti dhe pasaporte greke në emrin Xristos Xamkidis.

Rikardo Muho, që për policinë greke, e kishte të shtrirë veprimtarinë kriminale në Spanjë dhe Greqi, në prill 2020 është marrë në pyetje nga policia greke ku ka dhënë informacion të vlefshëm lidhur me grupin kriminal të falsifikatoreve.

Sipas tij, kishte paguar 35 mijë euro për të ndërruar identitet dhe këtë e kishte bërë me qëllim që të mos ekstradohej në Shqipëri ku kërkohet për vrasjen e Komisarit Artan Cuku, por të qëndronte pranë familjarëve të tij që ndodhen në Greqi.