VIDEO-SYRI TV/ Voskopoja, joshje e fuqishme turistike në çdo stinë të vitit

Voskopoja prej vitesh është një nga fshatrat më atraktivë, jo vetëm të Korçës, por edhe të Shqipërisë. Gjatë gjithë vitit Voskopoja mirëpret mijëra turistë, të cilët zgjedhin  vlerat e shumta kulturore, por edhe për peizazhin dhe gastronominë.

Nga SYRI TV

Voskopoja, është ndër fshatrat më të lulëzuara në fushën e turizmit. Fshati që dikur ka qenë qytet numëronte 25 kisha, shtypshkronjë dhe akademi. Por tani në këtë fshat kanë mbijetuar vetëm 8 kisha dhe  manastiri, të cilat tërheqin vëmendjen e shumë  vizitorëve. Banorët  ruajnë me fanatizëm traditën dhe arkitekturën e banesave prej guri dhe kalldrëmeve karateristike në çdo rrugicë të saj. Potenciali turistik që ky fshat ofron ka rikthyer në  zonë edhe banorë të cilët investojnë në shtëpitë e tyre, pse jo edhe për një biznes familjar.

Prej vitesh Voskopoja  është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve vendas e të huaj  duke i dhënë vlerë në çdo stine të vitit. Turistët mrekullohen nga peizazhi, mikpritja, tradita, kultura dhe gastronomia.

Ndërkohë problem i hoteleve dhe restoranteve në këtë zonë vijon të jetë ndryshimi i orës policore e cila vitin e shkuar i penalizoi në rezervimet e turistëve për shkak të pandemisë.

Voskopoja tashmë ofron edhe makinat Bagi, ku turistët mund të bëjnë një udhëtim të shkurtër rreth fshatit.