Real Madrid/ U dëmtua ndaj Sociedad, Carlo Ancelotti jep lajme për Karim Benzema

Pas fitores në fushën e Real Sociedad (2-0), trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti,  përveç ndeshjes foli edhe për sulmuesin e tij, Karim Benzema, i cili u dëmtua pas çerek ore lojë dhe u zëvendësua nga futbollisti serb, Luka Jovic. Ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit italian për ndeshjen kundër Interit në Ligën e Kampionëve, sfidë e rëndësishme për vendin e parë në Grupin D.

“Ai kishte një problem, e shqetësonte pak dhe nuk donte ta detyronte. Ne do të bëjmë disa teste. Nuk mendoj se do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së martës, por mund të zgjasë deri të dielën, " tha tekniku italian, i cili shpreson që ta ketë gati sulmuesin francez për derbin kundër Atletico Madrid dielën e ardhshme në kampionat.